mund të plasin. Me vezët e skuqura,
shponi në fillim të verdhat e vezëve.
• Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me “lëkurë” ose me
“lëvore”, si patatet, domatet, salsiçet
me qëllim që ato të mos plasin.
• Ushqimet e ftohura ose të ngrira
kërkojnë një kohë më të gjatë gatimi.
• Gatimet me salcë duhet të trazohen
herë pas here.
• Perimet që kanë strukturë të fortë, siç
janë karotat, bizelet apo lulelakrat,
duhet të gatuhen në ujë.
• Rrotullojini copat e mëdha pasi ka
kaluar gjysma e kohës së gatimit.
• Nëse është e mundur, pritini perimet
në copëza me përmasa të ngjashme.
• Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
• Mos përdorni enë porcelani, qeramike
ose prej balte me vrima të vogla, p.sh.
te dorezat ose që kanë bazament pa
smalt. Lagështira që futet në vrima
mund të bëjë që ena e gatimit të kriset
gjatë nxehjes.
• Pllaka e qelqit është një sipërfaqe për
të ngrohur ushqimet ose lëngjet.
Është e nevojshme për funksionimin e
mikrovalës.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe
peshkut
• Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë
me mbështjelljen, mbi një pjatë të
kthyer përmbys me një enë poshtë saj
në mënyrë që lëngu i shkrirë të
mblidhet në enë.
• Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes.
Nëse është e mundur, ndani dhe më
pas hiqni copat që kanë filluar të
shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës,
djathit të butë
• Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lëreni të shkrihet në
temperaturë dhome. Kjo jep një
shkrirje edhe më të njëtrajtshme.
Hiqni plotësisht të gjitha ambalazhet
metalike apo prej alumini para
shkrirjes.
Shkrirja e frutave, perimeve
• Mos i shkrini plotësisht në pajisje
frutat dhe perimet, që duhen gatuar
kur janë të freskëta. Lërini të shkrihen
në temperaturë dhome.
• Mund të përdorni një fuqi më të lartë
mikrovale për të gatuar frutat dhe
perimet pa i shkrirë ato më parë.
Ushqimet e gatshme
• Mund të përgatitni ushqime të
gatshme në pajisje vetëm nëse
paketimi është i përshtatshëm për
përdorim në mikrovalë.
• Ju lutemi shikoni me çdo kusht për
udhëzimet e prodhuesit të printuara
në paketim (p.sh. hiqni kapakun
metalik dhe çani fletën plastike).
Enët e gatimit dhe materialet e përshtatshme
Ena e gatimit/Materiali Mikrovalë
Shkrirja Ngrohje Gatimi
Qelq dhe porcelan zjarrdurues (pa pjesë
metalike, p.sh. pireks, qelq zjarrdurues)
X X X
Qelq dhe porcelan jo-zjarrdurues
1)
X -- --
Enë qeramike me material durues ndaj
zjarrit/ngrirjes (p.sh. Arcoflam), raft skare
X X X
Qeramikë
2)
, enë argjile
2)
X X X
Material plastik që duron nxehtësi deri në
200 °C
3)
X X X
Karton, letër X -- --
www.electrolux.com8