AEG SCZ71800F0 Instrukcja obsługi

Kategoria
Zamrażarki
Typ
Instrukcja obsługi
Udhëzimet për përdorim 2
Használati útmutató 23
Instrukcja obsługi 44
SQ
HU
PL
SCZ71800F0
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. FUNKSIONIMI.................................................................................................... 6
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................8
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 12
6. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 14
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................... 16
8. INSTALIMI........................................................................................................ 19
9. ZHURMAT........................................................................................................ 20
10. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 21
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative
që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në
pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë
maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.aeg.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.aeg.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
Nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e
pajisjes ose në strukturën inkaso.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera
për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
SHQIP 3
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për
ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
Mos ruani lëndë që shpërthejnë, si kuti aerosoli me
lëndë djegëse në këtë pajisje.
Nëse kablloja e furnizimit me energji është e dëmtuar,
ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i
shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur
rreziqet.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka
dritë të drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë
vere.
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon
e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
shërbimin ose një inxhinier elektrik
për të ndërruar pjesët elektrike.
Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
www.aeg.com4
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje
përveçse kur është shënuar nga
prodhuesi se mund të vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te qarku i agjentit ftohës. Ai
përmban izobutan (R600a), një gaz
natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz
merr flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes,
sigurohuni që të mos ketë flakë dhe
burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni
dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
tek ena e pijeve.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
flakë në pajisje.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirjes nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.5 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
Qarku i ftohjes dhe materialet e
izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë
tek ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së
njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.
SHQIP 5
3. FUNKSIONIMI
3.1 Paneli i kontrollit
1 2 3 4 5 6 7 8
1
Butoni ON/OFF i pajisjes
2
Butoni i uljes së temperaturës së
frigoriferit
3
Butoni i rritjes së temperaturës së
frigoriferit
4
Butoni Mode
5
Butoni OK
6
Butoni i uljes së temperaturës së
ngrirësit
7
Butoni i rritjes së temperaturës së
ngrirësit
8
Ekrani
Mund të ndryshohen tingujt e
paracaktuar të butonave duke shtypur
njëkohësisht butonin Mode dhe butonin e
uljes së temperaturës për disa sekonda.
3.2 Ekrani
Off
COOL FROST
MATICMATIC
min
J GH
E FDCBA
I
A) Treguesi i dhomëzës së ftohjes
B) Treguesi i temperaturës së frigoriferit
dhe treguesi i kohës
C) Treguesi i fikjes së frigoriferit
D) Funksioni COOLMATIC
E) Funksioni FROSTMATIC
F) Treguesi i temperaturës së ngrirësit
G) Treguesi i dhomëzës së ngrirësit
H) Treguesi i alarmit
I) Funksioni ChildLock
J) Funksioni MinuteMinder
3.3 Ndezja e pajisjes
Futeni spinën në prizë.
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur si të
paracaktuar.
Nëse në ekran shfaqet “dEMo”,
referojuni seksionit "Zgjidhja e
problemeve".
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
3.4 Fikja e frigoriferit
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi OFF i frigoriferit dhe treguesi i
ndarjes së frigoriferit pulsojnë.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon vijëza.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi OFF i frigoriferit.
3.5 Ndezja e frigoriferit
Për ta ndezur frigoriferin, mjafton të
shtypni rregullatorin e temperaturës së
frigoriferit. Për ta ndezur frigoriferin në
mënyrë tjetër:
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi OFF i frigoriferit pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi OFF i frigoriferit fiket.
Për të zgjedhur një
temperaturë tjetër, referojuni
kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
www.aeg.com6
3.6 Fikja e ngrirësit
Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes për 5
sekonda.
Treguesi i temperaturës së ngrirësit fiket.
Treguesi i temperaturës së dhomëzës së
ngrirësit fiket.
3.7 Ndezja e ngrirësit
Shtypni butonin ON/OFF të ngrirësit.
Alarmi mund të bjerë pas pak
sekondash.
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur si të
paracaktuar.
Për ta rivendosur alarmin drejtojuni
kapitullit "Alarmi i temperaturës së lartë".
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
3.8 Çaktivizimi
Shtypni butonin ON/OFF për 5 sekonda.
Ekrani fiket.
Për të shkëputur pajisjen nga rryma,
hiqni spinën nga priza.
3.9 Rregullimi i temperaturës
Caktoni temperaturën e frigoriferit dhe të
ngrirësit duke shtypur rregullatorët e
temperaturës.
Temperatura e paracaktuar:
+5°C për frigoriferin
-18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur.
Temperatura e vendosur do
të arrihet brenda 24 orëve.
Pas një shkëputjeje të
energjisë, temperatura e
vendosur mbahet e ruajtur.
3.10 Modaliteti MinuteMinder
Modaliteti MinuteMinder duhet të
përdoret për të vendosur një alarm
akustik në kohën e preferuar, i vlefshëm
për shembull kur një recetë kërkon që të
ftohë një përzierje për një periudhë të
caktuar ose kur nevojitet një kujtues për
të mos harruar shishet e vendosura në
ngrirës për ftohje të shpejtë.
1. Shtypni Mode ose butonin
MinuteMinder.
Ikona MinuteMinder shfaqet.
Kohëmatësi tregon vlerën e vendosur
(30 minuta).
2. Shtypni butonin e temperaturës për
ta ndryshuar vlerën e cilësuar të
Kohëmatësit në 1 deri 90 minuta.
Shfaqet treguesi i kohëmatësit (min).
Në fund të numërimit mbrapsht, ikona
MinuteMinder pulson dhe dëgjohet një
sinjal akustik. Në atë kohë, hiqni të gjitha
pijet në ndarjen e ngrirësit dhe shtypni
butonin Mode ose MinuteMinder për ta
çaktivizuar alarmin dhe për ta përfunduar
funksionin.
Për të ndryshuar kohën gjatë numërimit
mbrapsht ose në fund, shtypni butonin e
temperaturës.
Për ta çaktivizuar funksionin në çdo kohë
gjatë numërimit mbrapsht, përsëritni
procedurën derisa ikona MinuteMinder të
fiket.
3.11 Funksioni ChildLock
Aktivizoni funksionin ChildLock për të
bllokuar butonat nga përdorimi i
pamenduar.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi ChildLock pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi ChildLock.
Për ta çaktivizuar funksionin ChildLock,
përsëritni procedurën derisa treguesi
ChildLock të fiket.
3.12 Alarm ndaj temperaturës
së lartë
Rritja e temperaturës në ndarjen e
ngrirësit (për shembull për shkak të një
ndërprerjeje të mëparshme të rrymës)
tregohet nëpërmjet pulsimit të ikonës së
alarmit dhe treguesve të temperaturës së
ngrirësit dhe rënies së alarmit.
Shtypni çdo buton.
Zilja fiket.
Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon temperaturën më të lartë që
arrihet për disa sekonda, pastaj afishon
sërish temperaturën e caktuar.
SHQIP 7
Treguesi i alarmit vazhdon të
pulsojë derisa të rivendosen
kushtet normale.
3.13 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
drita e alarmit që pulson
sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë.
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur butonin e alarmit.
3.14 Modaliteti COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë pazarin e
ushqimeve, aktivizoni modalitetin
COOLMATIC për të ftohur më shpejt
produktet dhe për të shmangur ngrohjen
e ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
Shtypni COOLMATIC ose butonin Mode.
Treguesi COOLMATIC shfaqet.
Modaliteti COOLMATIC fiket
automatikisht pas afro 6 orësh.
Për ta çaktivizuar funksionin përpara se
të ndalojë automatikisht, përsëritni
procedurën derisa treguesi COOLMATIC
të fiket.
Funksioni fiket duke
përzgjedhur një temperaturë
të ndryshme të frigoriferit.
3.15 Modaliteti FROSTMATIC
Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet
ikona FROSTMATIC.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh. Për të çaktivizuar funksionin
përpara se të përfundojë automatikisht,
shtypni butonin Mode për të zgjedhur një
funksion tjetër ose shtypni butonin Mode
derisa të mos shihni më asnjë ikonë të
veçantë.
Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë
të ndryshme të ngrirësit.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
4.1 Ngrirja e ushqimit të
freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
për ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
1. Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FROSTMATIC
të paktën 24 orë përpara se të
vendosni ushqimin që do të ngrini, në
dhomëzën e ngrirësit.
2. Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dhomëzën e sipërme.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
4.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të
mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe
koshat nga pajisja dhe vendosni
ushqimin mbi raftet e ftohta për të patur
rezultate sa më të mira.
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që ushqimet të
mos e tejkalojnë ngarkesën
maksimale në anë të pjesës
së sipërme (aty ku është e
pranishme)
www.aeg.com8
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të shkëputjes së
rrymës elektrike, nëse
mungesa e energjisë
elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave
teknike në “koha në rritje”,
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të vendoset sërish në ngrirje
(pasi është ftohur).
4.3 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
4.4 Prodhimi i kubeve të
akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit.
Mos përdorni vegla metalike
për të hequr kutitë nga
ngrirësi.
1. Mbushini këto tabaka me ujë
2. Vendosni tabakatë e akullit në
dhomën e ngrirësit.
4.5 Akumulatorët e ftohtësisë
Në ngrirës gjenden një ose më shumë
akumulatorë ftohtësie; këto rrisin
kohëzgjatjen e ruajtjes së ushqimit në
rast shkëputjeje të energjisë ose defekti.
4.6 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të
hapësirës, gjysmë-raftet e përparme
mund të mbështeten mbi ato të pasmet.
4.7 Vendosja e rafteve të
derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
4.8 Filtri i ajrit me karbon
Pajisja juaj është e pajisur me një filtër
me karbon CLEANAIR CONTROL prapa
një ventili në pjesën e pasme të murit të
dhomëzës së frigoriferit.
C L E A N A I R C O N T R O L
Filtri e pastron ajrin nga aromat e
padëshiruara brenda në frigorifer dhe
dhomëzën LONGFRESH , gjë që do të
thotë se cilësia e ruajtjes do të
përmirësohet më shumë.
Gjatë përdorimit, mbajeni
gjithmonë të mbyllur ventilin
e ajrimit.
4.9 Dhomëza LONGFRESH
Në dhomëzën LONGFRESH 0°C
temperatura kontrollohet automatikisht.
Ajo qëndron në mënyrë konstante në
rreth 0°C, nuk është nevoja për
rregullime të temperaturës.
Temperatura konstante e ruajtjes prej
rreth 0°C dhe lagështira relative prej 45
SHQIP 9
deri 90% sigurojnë kushte optimale për
lloje të ndryshme ushqimesh.
Për këtë arsye, ju mund të
ruani një shumëllojshmëri
ushqimesh të freskëta në
dhomëzën LONGFRESH
0°C , ku këto ushqime ruhen
për një afat deri në 3 herë
më të gjatë dhe me cilësi më
të mirë në krahasim me
dhomëzat normale të
frigoriferëve. Kjo ju lejon të
ruani më shumë ushqime të
freskëta. Ruhen mjaft mirë
shija, freskia, cilësia dhe
vlerat ushqyese (vitaminat
dhe mineralet). Ulet humbja
e peshës së perimeve dhe
frutave. Ushqimi ka një
shkallë më të lartë vlerash
ushqyese.
Dhomëza LONGFRESH 0°C
është e përshtatshme edhe
për shkrirjen e ushqimit. Në
këtë rast, ushqimi i shkrirë
mund të ruhet për një afat
deri në dy ditë.
4.10 Kontrolli i lagështisë
Të dy sirtarët mund të përdoren sipas
kushteve të preferuara të ruajtjes, në
mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe me
nivel lagështire më të lartë ose më të
ulët.
Rregullimi i secilit sirtar bëhet veçmas
dhe kontrollohet duke përdoret valvulën
rrëshqitëse në pjesën e përparme të
sirtarit.
"Thatë": nivel i ulët lagështie në ajër -
lagështia relative deri në 50%
Ky nivel lagështie arrihet kur të dy
rregullatorët horizontalë vendosen në
këtë pozicion dhe zgavrat e ajrosjes
janë plotësisht të hapura.
"Lagësht": nivel i lartë relativ
lagështire - deri në 90%
Ky nivel lagështie arrihet kur të dy
rregullatorët horizontalë vendosen në
këtë pozicion dhe zgavrat e
ajrosjes janë të mbyllura. Lagështira
mbahet brenda dhe nuk mund të dalë.
4.11 Heqja e sirtarëve
Skarat brenda rafteve lejojnë ajrin të
qarkullojë lirshëm dhe si rrjedhojë
ushqimet ruhen më mirë.
Ndarja ka ndalesa për të mos lejuar
raftet të bien kur tërhiqen deri në fund.
Për të hequr raftet (p.sh. për t'i pastruar),
tërhiqini deri te ndalesat, më pas ngrijini
dhe nxirrini.
www.aeg.com10
4.12 Koha e ruajtjes në kompartimentin Longfresh me 0°C për
ushqim të freskët
Lloji i gatimit Rregullimi i lagështisë së
ajrit
Koha e ruajtjes
Qepë
"thatë”
deri në 5 muaj
Gjalpë
"thatë"
deri në 1 muaj
Copa të mëdha mishi derri
"thatë"
deri në 10 ditë
Mish lope, mish dreri, copa
të vogla mishi derri, shpezë
"thatë"
deri në 7 ditë
Salcë domateje
"thatë"
deri në 4 ditë
Peshk, midhje, produkte
mishi të gatuara
"thatë"
deri në 3 ditë
Ushqime deti të gatuara
"thatë"
deri në 2 ditë
Sallatë, perime Karota,
barishte, lakra Brukseli, seli‐
no
"lagësht"
deri në 1 muaj
Karçofë, lulelakër, çikore,
marule, radhiqe, lakra, sal‐
latë jeshile, prasë, rrepa
"lagësht"
deri në 21 ditë
Brokoli, sallatë kineze, lakër
jeshile, lakër, rrepa, lakër
Savoy
"lagësht"
deri në 14 ditë
Bizele, kohlrabi
"lagësht"
deri në 10 ditë
Qepë të njoma, rrepa, as‐
paragë, spinaq
"lagësht"
deri në 7 ditë
Frut
1)
Dardhat, hurmat e Arabisë
(të freskëta), luleshtrydhet,
pjeshkat
"lagësht"
deri në 1 muaj
Kumbulla
raven, kullumbri
"lagësht"
deri në 21 ditë
Mollë (jo të ndjeshme ndaj
të ftohtit), ftonj
"lagësht"
deri në 20 ditë
Kajsi, qershi
"lagësht"
deri në 14 ditë
Kumbulla vardare, rrush
"lagësht"
deri në 10 ditë
SHQIP 11
Lloji i gatimit Rregullimi i lagështisë së
ajrit
Koha e ruajtjes
Manaferra, rrush i egër i
thatë
"lagësht"
deri në 8 ditë
Fiq (të freskët)
"lagësht"
deri në 7 ditë
Boronica, mjedra
"lagësht"
deri në 5 ditë
1)
Sa më i pjekur të jetë fruti, aq më e shkurtër është koha e ruajtjes
Niveli i lagështisë së ajrit në
sirtar varet nga përmbajtja e
lagështisë në ushqimin e
ruajtur, në perimet dhe frutat
dhe nga shpeshtësia e
hapjes së derës Dhomëza
Longfresh me 0°C është e
përshtatshme edhe për
shkrirjen e ngadaltë të
ushqimit. Në këtë rast,
ushqimi i shkrirë mund të
ruhet për një afat deri në dy
ditë në dhomëzën Longfresh
me 0°C.
Këshilla:
Kushtojini kujdes freskisë së ushqimit,
veçanërisht datës së skadimit. Cilësia
dhe freskia ndikojnë në kohëzgjatjen
e ruajtjes.
E gjithë kohëzgjatja e ciklit të ruajtjes
do të varet nga kushtet e mbajtjes që
ka pasur ushqimi përpara ruajtjes
përfundimtare në frigorifer.
Përpara ruajtjes, ushqimet, frutat ose
perimet duhet gjithmonë të paketohen
ose të mbështillen.
Ushqimet për kafshët ruajini
gjithmonë të amballazhuara dhe të
thata.
Ushqimet e pasura me proteina
prishen më shpejt se të tjerat. Kjo do
të thotë se ushqimet e detit prishen
më shpejt se peshku, i cili nga ana e
tij prishet më shpejt se mishi. Kur
ruhet ushqimi në një dhomëz 0°C,
kohëzgjatja e ruajtjes për atë lloj
ushqimi mund të rritet deri në tre herë,
pa pasur humbje në cilësinë e tij.
Të gjitha ushqimet që ruhen në një
dhomëz 0°C duhet të nxirren nga
sirtarët rreth 15-30 minuta përpara
konsumimit, në veçanti frutat dhe
perimet që do të konsumohen pa u
gatuar. Duke u lejuar frutave dhe
perimeve të kthehen në temperaturën
e ambientit, do të përmirësohet cilësia
dhe shija e tyre.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë
absolutisht të hapur më shumë se
ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
www.aeg.com12
vendosur në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh,
vendoseni rregullatorin e
temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ngrohtë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
Nëse një gjë e tillë parashikohet, mos
i hiqni akumulatorët e ftohtësisë nga
koshi i ngrirjes.
5.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
5.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet): mbështillini në
qeska polietileni dhe vendosini mbi
raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin
e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo
më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta,
etj...: këto duhet të mbulohen dhe
mund të vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin(ët) e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të
vendosen në mbajtëset e posaçme
hermetike ose të mbështjella në letër
alumini ose qeska prej polietileni, për
të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë
e mundur.
Shishet: duhet të jenë të mbyllura me
kapak dhe të ruhen në raftin e
shisheve në derën e pajisjes ose
(nëse ka) në mbajtësen e shisheve.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk
duhet të mbahen në ftohës.
5.5 Këshilla për ngrirjen
Për t’ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund
të ngrihet në 24 orë tregohet në
pllakëzën e parametrave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk
duhet shtuar ushqim tjetër për t'u
ngrirë gjatë kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara
mirë;
përgatitni ushqimin në racione të
vogla për të mundësuar ngrirjen e tij
të shpejtë dhe të plotë si dhe për të
bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e
tij në sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, jo të
ngrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë
dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme;
akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga
dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën
e ruajtjes.
5.6 Këshilla për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur performancën më të mirë
nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose të mos e lini atë hapur
për një kohë më të gjatë se sa duhet;
SHQIP 13
pas shkrirjes, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrijë sërish;
të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes
të përcaktuar nga prodhuesi i
ushqimit.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
6.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
Rafti i poshtëm që ndan dhomëzën e
ftohësit nga dhomëza mund të hiqet
vetëm për pastrim. Për ta hequr,
tërhiqeni raftin drejt.
Për të siguruar funksionim të
plotë të dhomëzës
LongFresh 0°C, pas
pastrimit rafti i poshtëm dhe
pllakëzat duhet të vendosen
sërish në pozicionet ku
ndodheshin.
Pllakëzat mbi sirtarët në dhomëz mund
të hiqen për t'u pastruar.
6.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa
herë që kompresori i motorit ndalon,
gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
www.aeg.com14
6.4 Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të
gërryer brymën nga
avulluesi, pasi mund ta
dëmtoni atë. Mos përdorni
pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç
atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Rritja e
temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë
shkrirjes mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
Rreth 12 orë para shkrirjes,
caktoni temperaturë më të
ulët, në mënyrë që të
formohet një rezervë e
mjaftueshme ftohjeje për
ndërprerjen e veprimit.
Një sasi e caktuar bryme do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe
përreth ndarjes së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 3-5 mm.
1. Fikni pajisjen dhe hiqni spinën nga
priza.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete
dhe vendosini në një vend të freskët.
PARALAJMËRIM!
Mos i prekni me duar të
lagura ushqimet e ngrira.
Këto ushqime mund t'ju
ngrijnë duart.
3. Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në bazamentin e
qendrës, duke vendosur një tas
poshtë për të mbledhur ujin e shkrirë.
Për të shpejtuar procesin e shkrirjes,
vendosni një tenxhere me ujë të
ngrohtë në dhomëzën e ngrirësit.
Përveç kësaj, hiqni copëzat e akullit
që shkëputen përpara se të ketë
përfunduar shkrirja.
4. Kur shkrirja të ketë përfunduar, thani
pjesën e brendshme mirë dhe
mbajeni kruajtësen për ta përdorur
sërish në të ardhmen.
5. Ndizni pajisjen.
Pas tre orësh futeni sërish në dhomën e
ngrirjes ushqimin e hequr më parë.
6.5 Periudhat e
mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për
të shmangur prishjen e
ushqimit brenda, në rast të
luhatjeve elektrike.
SHQIP 15
6.6 Zëvendësimi i filtrit të
karbonit
Filtri i ajrit është një aksesor
i konsumueshëm, dhe si i
tillë ai nuk mbulohet nga
garancia.
Për të arritur funksionim optimal, filtri i
karbonit për ajrin duhet të ndërrohet një
herë në vit.
Filtra të rinj aktivë të ajrit mund të blihen
pranë shitësit tuaj lokal.
Referojuni "Instalimi i filtrit të karbonit për
ajrin" për udhëzime.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur siç
duhet në prizën elektrike.
Futeni spinën siç duhet në
prizën elektrike.
Në prizën elektrike nuk ka‐
lon tension.
Lidhni një pajisje tjetër elek‐
trike në prizën elektrike. Kon‐
taktoni një elektricist të kualifi‐
kuar.
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështe‐
tur mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja është
e qëndrueshme.
Alarmi audio ose vizual
është aktivizuar.
Ngrirësi është ndezur së
fundi ose temperatura
është ende shumë e lartë.
Drejtojuni seksionit "Alarmi i
derës së hapur" ose "Alarmi i
temperaturës së lartë".
Temperatura në pajisje
është tepër e lartë.
Drejtojuni seksionit "Alarmi i
derës së hapur" ose "Alarmi i
temperaturës së lartë".
Dera është lënë hapur. Mbylleni derën.
Temperatura në pajisje
është tepër e lartë.
Kontaktoni me një elektricist të
kualifikuar ose me qendrën më
të afërt të autorizuar të shërbi‐
mit.
Llamba nuk punon. Llamba është në gjendje
gatishmërie.
Mbyllni dhe hapni derën.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Lidhuni me qendrën më të
afërt të autorizuar të shërbimit.
www.aeg.com16
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Kompresori punon pa ndër‐
prerje.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Drejtojuni kapitullit "Funksioni‐
mi".
Janë futur shumë produkte
ushqimore njëkohësisht në
pajisje.
Prisni disa orë dhe më pas
kontrollojeni temperaturën sër‐
ish.
Temperatura e dhomës
është tepër e lartë.
Drejtojuni grafikut të katego‐
risë klimatike në pllakën e kla‐
sifikimeve.
Ushqimet e vendosura në
pajisje kanë qenë shumë
të ngrohta.
Lëreni ushqimin të ftohet deri
në temperaturën e dhomës
përpara se ta fusni në pajisje.
Dera nuk është mbyllur siç
duhet.
Drejtojuni seksionit "Mbyllja e
derës".
Funksioni FROSTMATIC
është ndezur.
Drejtojuni funksionit "FROST‐
MATIC".
Funksioni COOLMATIC
është ndezur.
Drejtojuni funksionit "COOL‐
MATIC".
Është grumbulluar shumë
akull.
Dera nuk është mbyllur
mirë ose rondela është e
deformuar/pis.
Drejtojuni seksionit "Mbyllja e
derës".
Produktet ushqimore nuk
janë mbështjellë siç duhet.
Mbështillini më mirë produktet
ushqimore.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Drejtojuni kapitullit "Funksioni‐
mi".
Kompresori nuk fillon menjë‐
herë pasi të keni shtypur bu‐
tonin FROSTMATIC, ose
pas ndryshimit të tempera‐
turës.
Kjo është normale, nuk ka
asnjë defekt.
Kompresori fillon pas një peri‐
udhe kohe.
Kompresori nuk fillon menjë‐
herë pasi të keni shtypur bu‐
tonin COOLMATIC, ose pas
ndryshimit të temperaturës.
Kjo është normale, nuk ka
asnjë defekt.
Kompresori fillon pas një peri‐
udhe kohe.
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Vrima e daljes së ujit është
bllokuar.
Pastroni vrimën e daljes së
ujit.
Produktet ushqimore e
pengojnë ujin të rrjedhë në
kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet ushqi‐
more të mos prekin pllakëzën
e pasme.
SHQIP 17
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura nuk mund të
vendoset.
Funksioni FROSTMATIC
ose COOLMATIC është
ndezur.
Fikeni FROSTMATIC ose
COOLMATIC me dorë, ose
për të vendosur temperaturën,
prisni derisa funksioni të jetë
rivendosur automatikisht. Drej‐
tojuni funksionit "FROSTMAT‐
IC ose COOLMATIC".
Temperatura në pajisje
është tepër e ulët/e lartë.
Rregulluesi i temperaturës
nuk është regjistruar si du‐
het.
Vendosni një temperaturë më
të lartë/më të ulët.
Dera nuk është mbyllur siç
duhet.
Drejtojuni seksionit "Mbyllja e
derës".
Temperatura e produkteve
ushqimore është tepër e
lartë.
Lëreni temperaturën e produk‐
teve ushqimore të bjerë në
temperaturën e ambientit, për‐
para se ta futni në pajisje.
Janë futur shumë produkte
ushqimore njëkohësisht në
pajisje.
Futni më pak produkte ushqi‐
more njëkohësisht në pajisje.
Trashësia e brymës i kalon
4-5 mm.
Shkrini pajisjen.
Dera është hapur shumë
shpesh.
Hapeni derën vetëm kur është
e nevojshme.
Funksioni FROSTMATIC
është ndezur.
Drejtojuni funksionit "FROST‐
MATIC".
Funksioni COOLMATIC
është ndezur.
Drejtojuni funksionit "COOL‐
MATIC".
Në pajisje nuk qarkullon
ajër i ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
ketë qarkullim të ajrit të ftohtë.
Nëse këshillat nuk sjellin
rezultatin e dëshiruar,
kontaktoni shërbimin më të
afërt të markës së pajisjes.
7.2 Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme,
zëvendësoni guarnicionet me defekt
të derës. Ju lutemi kontaktoni me
Shërbimin pas shitjes.
7.3 Ndërrimi i llambës
Pajisja ka një dritë të brendshme LED
me jetëgjatësi të madhe.
Vetëm punonjësit e shërbimit lejohen që
ta zëvendësojnë dritën. Ju lutemi
kontaktoni me Shërbimin pas shitjes.
www.aeg.com18
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Pozicionimi
Kjo pajisje mund të instalohet në ambient
të brendshëm të thatë dhe të ajrosur
mirë, ku temperatura e ambientit
përputhet me kategorinë e klimës që
tregohet në tabelën e vlerave të pajisjes:
Katego‐
ria e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Kur funksionon jashtë atij
diapazoni, te disa lloje
modelesh mund të ndodhin
disa probleme funksionale.
Funksionimi i saktë mund të
garantohet vetëm brenda
diapazonit të specifikuar të
temperaturës. Nëse keni
dyshime rreth vendit të
instalimit të pajisjes,
kontaktoni me shitësin,
shërbimin për klientin ose
shërbimin më të afërt
8.2 Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
8.3 Instalimi i filtrit të karbonit
për ajrin
Kur dërgohet, filtri i karbonit gjendet
brenda një qeseje plastike, në mënyrë që
të ruhet jetëgjatësia dhe karakteristikat e
tij. Filtri duhet të vendoset pas fletëzës,
përpara se të ndizet pajisja.
Gjatë përdorimit, mbajeni
gjithmonë të mbyllur
ventilatorin e ajrimit.
Trajtojeni filtrin me kujdes,
në mënyrë që copëzat të
mos shkëputen nga
sipërfaqja.
Filtri i karbonit për ajrin është një filtër
karboni aktiv i cili thith aromat e këqija
dhe mundëson ruajtjen e shijes dhe
aromës më të mirë për të gjitha gatesat,
pa rrezikuar ndotjen nga shkëmbimi i
aromave.
1. Hapni kapakun e ventilatorit (1).
2. Hiqni filtrin nga qesja plastike.
3. Fusni filtrin në vendin që gjendet në
pjesën e pasme të kapakut të
ventilatorit (2).
4. Mbylleni kapakun e fletëzës.
SHQIP 19
1
2
8.4 Nevojat për ventilim
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të
jetë i mjaftueshëm.
5 cm
min.
200 cm
2
min.
200 cm
2
KUJDES!
Për instalimin, referojuni
udhëzimeve të montimit.
9. ZHURMAT
Gjatë funksionimit normal dëgjohen disa zhurma (nga kompresori, qarkullimi i lëndës
ftohëse).
BRRR!
HISSS!
CLICK!
BLUBB!
CRACK!
SSSRR
R!
OK
CLICK!
CLICK!
SSSRRR!
SSSRRR!
www.aeg.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68

AEG SCZ71800F0 Instrukcja obsługi

Kategoria
Zamrażarki
Typ
Instrukcja obsługi