4. Drita e gjelbër treguese do të ndizet
dhe do të mbetet e ndezur derisa
pajisja të hiqet nga rrjeti i energjisë
elektrike.
5. Shtypni çelësin e ngrirjes për të
aktivizuar funksionin e ngrirjes së
shpejtë (do të ndizet drita e verdhë
treguese) dhe lërini në punë për 4 orë
në mënyrë që të arrihet temperatura e
duhur përpara se të vendosni ushqim
brenda tij.
Drita e verdhë treguese ndizet kur
çelësi i ngrirjes është në gjendje të
ndezur.
6. Edhe drita e kuqe treguese do të ndizet
deri në momentin që arrihet
temperatura e duhur.
Pak orë pas ndezjes, drita e kuqe
treguese do të fiket për të treguar se
është arritur temperatura e duhur për
përzgjedhjen e zgjedhur dhe do të
mbetet e fikur për të treguar se gjithçka
është në rregull. Ajo do të ndizet nëse
temperatura e ngrirësit rritet më shumë
se sa duhet, për shembull pas hapjes
së derës së ngrirësit ose vendosjes së
ushqimit brenda, por drita duhet të fiket
sërish kur temperatura të kthehet në
nivelin e duhur të ruajtjes.
7. Kur pajisja të arrijë temperaturën e
caktuar (kur drita e kuqe treguese të
jetë fikur) shtypni sërish çelësin e
ngrirjes për të çaktivizuar funksionin e
ngrirjes së shpejtë. Drita e verdhë
treguese do të fiket.
Fikja
1. Për të fikur pajisjen, rrotullojeni
rregullatorin e temperaturës në
pozicionin "O".
2. Për të shkëputur pajisjen nga rryma,
shkëpusni pajisjen nga priza në mur.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura brenda pajisjes kontrollohet
nga rregullatori i temperaturës që ndodhet
në panelin e kontrollit.
Për të vënë në funksionim pajisjen, veproni
si më poshtë:
• rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
drejt përzgjedhjeve më të ulëta për të
përftuar ftohjen minimale.
• rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
drejt përzgjedhjeve më të larta për të
përftuar ftohjen maksimale.
Më e përshtatshme është një
përzgjedhje mesatare.
Megjithatë, duhet të zgjidhet përzgjedhja e
saktë duke pasur parasysh se temperatura
brenda pajisjes varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit që ruhet në të
• vendndodhja e pajisjes.
Funksioni i ngrirjes së shpejtë
Nëse do të ngrihen më shumë se 3-4 kg
ushqim:
1. Shtypni çelësin e ngrirjes për të
aktivizuar funksionin e ngrirjes së
shpejtë 6-24 orë përpara se të
vendosni ushqim të freskët në frigorifer.
Do të ndizet drita e verdhë treguese.
Kompresori tani do të punojë pa
ndërprerje, për të siguruar që ushqimi i
freskët të ngrijë sa më shpejt të jetë e
mundur.
2. Ky funksion mund të çaktivizohet në
çdo moment duke shtypur çelësin e
ngrirjes.
3. Vendoseni ushqimin në dhomëzën e
ngrirjes (lart) dhe lëreni çelësin e ngrirjes
të ndezur për 24 orë të tjera.
4. Më pas shtypeni sërish çelësin e
ngrirjes (drita e verdhë treguese do të
fiket dhe çelësi do të kthehet në
pozicionin e tij fillestar).
5. Hiqeni ushqimin e ngrirë nga dhomëza
e sipërme (ngrirësi) dhe vendoseni në
dy dhomëzat e tjera (dhomëzat e
ruajtjes së ushqimit). Për rendiment
maksimal në ngrirje hiqeni raftin e
sipërm (nëse ka raft të tillë) dhe më pas
vendosini ushqimet të ngrijnë
drejtpërdrejt në avullues. Në rast
ngrirjeje të vëllimeve të vogla nuk është
e nevojshme të hiqet rafti.
Nëse çelësi i ngrirjes lihet pa dashje
ndezur, ngrirësi nuk do të dëmtohet,
por do të shpenzohet energji.
electrolux 5