Aeg-Electrolux L98699FL Instrukcja obsługi

Typ
Instrukcja obsługi
L 98699 FL
SQ LAVATRIÇE UDHËZIMET PËR PËRDORIM 2
PL PRALKA INSTRUKCJA OBSŁUGI 40
SHËRBIMI
Kur kontaktoni me Shërbimin,
sigurohuni që të dispononi të dhënat e
mëposhtme. Informacioni mund të
gjendet në pllakën e specifikimeve.
Modeli
PNC
Numri i serisë
Në këtë manual përdorimi janë
përdorur simbolet e mëposhtme:
Paralajmërim - Të dhëna të
rëndësishme për sigurinë.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
4 TË DHËNA PËR SIGURINË
6 PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
6 TË DHËNA TEKNIKE
7 PËRSHKRIM I PRODUKTIT
7 AKSESORËT E BRENDSHËM
8 PANELI I KONTROLLIT
13 PROGRAMET E LARJES
17 PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
18 PËRDORIMI I PAJISJES
18 AKTIVIZIMI I PAJISJES DHE VENDOSJA E NJË
PROGRAMI
18 FUTJA E RROBAVE NË PAJISJE
19 PËRDORIMI I DETERGJENTEVE DHE PRODUKTEVE
SUPLEMENTARE
21 FILLIMI I NJË PROGRAMI
22 NË PËRFUNDIM TË PROGRAMIT
23 UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
25 KUJDESI DHE PASTRIMI
30 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE DHE SHËRBIMI
33 INSTALIMI
2
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që
e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e
zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij
produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet që pajisjet AEG
të kenë një pamje të pastër e një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të
gjerë aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve të larta që ju kërkoni,
nga enët speciale të gatimit e deri te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga
mbajtëset e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën
www.aeg.com/shop
VIZITONI FAQEN TONË TË INTERNETIT PËR:
- Produkte
- Broshura
- Manualet e përdorimit
- Ndreqja e problemeve
- Të dhëna për shërbimin
www.aeg.com
SHQIP
3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit,
lexojeni me kujdes këtë manual:
Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e
pronës suaj
Për të mbrojtur mjedisin
Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së
bashku me pajisjen edhe kur e lëvizni
ose ia jepni pajisjen dikujt tjetër.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen dëme nga instalimi dhe
përdorimi i pasaktë.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME
Mos lejoni persona me ndjeshmëri
fizike të reduktuar, funksione
mendore të reduktuara ose mungesë
përvoje dhe njohurish, përfshirë këtu
edhe fëmijët, që ta përdorin këtë
pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre. Mos
lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston
rreziku i mbytjes ose lëndimit.
Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes, gjatë kohës që dera e
saj është e hapur.
Përpara se të mbyllni derën e
pajisjes, sigurohuni që të mos jenë
futur fëmijë apo kafshë brenda në
kazan.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për
sigurinë e fëmijëve, ju
rekomandojmë që ta aktivizoni.
MEKANIZMI I SIGURISË SË
FËMIJËVE
Kur e aktivizoni mekanizmin, nuk
mund ta mbyllni derën. Kjo
parandalon mbylljen e fëmijëve ose
të kafshëve shtëpiake brenda në
kazan. Për ta aktivizuar mekanizmin,
kthejeni në drejtim të akrepave të
orës, derisa kanali të jetë
horizontalisht. Për ta çaktivizuar
mekanizmin, kthejeni në drejtim të
kundërt të akrepave të orës, derisa
kanali të jetë vertikalisht.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Mos e përdorni pajisjen për përdorim
profesional. Kjo pajisje është vetëm
për përdorim shtëpiak.
Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit
dhe i dëmtimit të pajisjes.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë të
dhëna në ambalazhin e detergjentit
për të parandaluar djegiet e syve,
gojës dhe fytit.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Materialet e forta e të mprehta mund
të dëmtojnë pajisjen.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që pajisja është në punë e
sipër. Xhami mund të jetë i nxehtë
(vetëm për pajisjet me derë përpara).
KUJDESI DHE PASTRIMI
Çaktivizoni pajisjen dhe shkëputeni
atë nga priza.
Mos e përdorni pajisjen pa filtra.
Sigurohuni që instalimi i filtrave të
bëhet si duhet. Çdo instalim i
pasaktë shkakton rrjedhje uji.
4
LLAMBA E BRENDSHME
Kjo pajisje ka një llambë të brendshme,
e cila ndizet kur hapni derën dhe fiket
kur dera mbyllet.
PARALAJMËRIM
Mos shikoni drejtpërdrejt në
dritën e llambës.
Për ta ndërruar llambën e
brendshme, kontaktoni qendrën
e shërbimit.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik përpara se të
zëvendësoni llambushkën e
brendshme.
INSTALIMI
Pajisja është e rëndë, bëni kujdes kur
e lëvizni.
Mos e transportoni pajisjen pa
bulonat e transportit, ndryshe mund
të dëmtoni pjesët e brendshme dhe
të shkaktoni rrjedhe ose
keqfunksionime.
Mos e instaloni dhe lidhni një pajisje
të dëmtuar.
Sigurohuni që të hiqni të gjithë
ambalazhin dhe bulonat e transportit.
Sigurohuni që spina të mos jetë
prizë gjatë instalimit.
Vetëm një person i kualifikuar mund
të kryejë instalimet elektrike,
instalimet hidraulike dhe instalimin e
pajisjes. Kjo bëhet për të parandaluar
rrezikun e dëmtimeve në strukturë
ose lëndimet.
Mos e montoni apo përdorni pajisjen
në vende me temperaturë nën 0 °C.
Kur instaloni pajisjen mbi dysheme të
shtruar me tapet, sigurohuni që të
ketë qarkullim ajri mes pajisjes dhe
tapetit. Rregullojini këmbëzat në
mënyrë që mes pajisjes dhe tapetit
të ketë hapësirë të mjaftueshme.
Lidhja e ujit
Mos e lidhni pajisjen me zorrët e
vjetra të përdorura. Përdorni vetëm
zorrë të reja.
Sigurohuni që të mos i dëmtoni
zorrët e ujit.
Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj
apo tuba të papërdorur për një kohë
të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për
disa minuta, më pas lidhni zorrën e
furnizimit me ujë.
Herën e parë që përdorni pajisjen,
sigurohuni që zorrët dhe pjesët
bashkuese të mos kenë rrjedhje uji.
Lidhja elektrike
Sigurohuni që pajisja të jetë e
tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të
tokëzuar e instaluar si duhet.
Mos përdorni spina me shumë hyrje
dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni
kabllon elektrike. Lidhuni me
qendrën e shërbimit.
Sigurohuni që të mos i dëmtoni
spinën dhe kabllot.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr spinën nga kablloja
elektrike. Gjithmonë tërhiqeni
kabllon duke e kapur nga spina.
PËR TA HEDHUR PAJISJEN
1. Shkëputeni spinën e pajisjes nga
priza e rrjetit elektrik.
2. Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin
dhe hidheni.
3. Flakni rrezen e derës. Kjo bëhet për
të mos lejuar që fëmijët apo
kafshët shtëpiake të mbyllen
brenda pajisjes. Ekziston rreziku i
asfiksimit ose lëndimit fizik (vetëm
për pajisjet me derë përpara).
SHQIP
5
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
MATERIALET AMBALAZHUESE
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka.
KËSHILLA EKOLOGJIKE
Për të mbrojtur mjedisin, përdorni më
pak ujë dhe energji, zbatoni këto
udhëzimet:
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program
larjeje me ngarkesën maksimale të
çdo programi.
Nëse është e nevojshme, përdorni
një heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e
ujit në sistemin hidraulik të shtëpisë
suaj
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat Gjerësia / Lartësia /
Thellësia
600 / 850 / 600 mm
Thellësia totale 640 mm
Lidhja elektrike: Tensioni
Rryma e përgjithshme
Siguresa
Frekuenca
230 V
2200 W
10 A
50 Hz
Niveli i mbrojtjes ndaj hyrjes së grimcave të ngurta
dhe lagështisë sigurohet nga kapaku mbrojtës,
përveç rastit kur pajisja me tension të ulët nuk ka
mbrojtje kundër lagështisë
IPX4
Presioni i furnizimit me
ujë
Minimumi 0,5 bar (0,05 MPa)
Maksimumi 8 bar (0,8 MPa)
Furnizimi me ujë
1)
Ujë i ftohtë
Ngarkesa maksimale Pambuk 9 kg
Shpejtësia e rrotullimeve Maksimumi 1600 rpm
1)
Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4".
6
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
1 2 3
9
10
6
5
7
8
4
11
12
13
1
Pjesa e sipërme
2
Kutia e detergjentit
3
Paneli i kontrollit
4
Doreza e derës
5
Llamba e brendshme
6
Etiketa e specifikimeve
7
Pompa e shkarkimit
8
Këmbët për nivelimin e pajisjes
9
Zorra e shkarkimit të ujit
10
Lidhja me ujin
11
Kablloja e ushqimit elektrik
12
Bulonat e transportit
13
Këmbët për nivelimin e pajisjes
AKSESORËT E BRENDSHËM
1 2
34
1
Çelësi
Për heqjen e bulonave të
transportimit.
2
Kapakët plastikë
Për të mbyllur vrimat në pjesën e
pasme të mobilies, pas heqjes së
bulonave të transportit.
3
Zorra kundër-përmbytjes
Për të parandaluar rrjedhjet e
mundshme
4
Drejtuesja e tubit plastik
Për të lidhur zorrën e shkarkimit te
cepi i lavamanit.
SHQIP
7
PANELI I KONTROLLIT
ECO
20 Min. - 3 k
g
SUPER ECO
Auto Off
/
1 2 3
4
5
6789101112
1
Butoni Auto Off
2
Çelësi i programeve
3
Në ekran
4
Butoni me prekje i avullit
( Steam )
5
Butonat me prekje të memories M1
M2 ( Memory )
6
Butoni me prekje i nisjes/
ndërprerjes
( Start/Pause )
7
Butoni me prekje i shtyrjes së
programit
8
Butoni me prekje i kursimit të
kohës
(Time Save)
Kohëzgjatje e shkurtuar
( Shortened duration )
Kohëzgjatje shumë e shpejtë
( Extra quick )
9
Butoni me prekje i shpëlarjes
shtesë
( Extra rinsing )
10
Butoni me prekje i opsioneve
/
Kundër njollave ( Stains )
Faza e paralarjes ( Prewash )
Faza e njomjes ( Soak )
11
Butoni me prekje i reduktimit të
centrifugimit
( Spin speed )
12
Butoni me prekje i temperaturës
( Temperature )
EKRANI ME PREKJE
Mos vendosni doreza kur të
prekni butonat.
Sigurohuni që ekrani me prekje
dhe butonat të jenë gjithmonë
të pastër dhe të thatë.
BUTONI I FIKJES
AUTOMATIKE
1
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar
ose çaktivizuar funksionin e
shumëfishtë. Një melodi dëgjohet kur
pajisja aktivizohet.
Funksioni AUTO OFF çaktivizon
automatikisht pajisjen për të ndalur
konsumimin e energjisë kur:
Nuk e përdorni pajisjen për 5 minuta
përpara se të shtypni butonin
6
.
Të gjitha parametrat anulohen.
Shtypni butonin
1
për të
aktivizuar pajisjen sërish.
Vendosni sërish programin e larjes
dhe të gjitha opsionet e
mundshme.
8
Pas 5 minutash nga fundi i programit
të larjes. Referojuni "Në përfundim të
programit".
ÇELËSI I PROGRAMEVE
2
Rrotullojeni këtë çelës për të vendosur
një program. Treguesi përkatës i
programit ndizet.
EKRANI
3
ABCD
EFGHIJ
A
Shiriti i tekstit:
Ju udhëzon rreth përdorimit të pajisjes.
Tregon gjendjen dhe fazën e programit.
Tregon mesazhet e alarmit. Shihni paragrafin "Zgjidhja e
problemeve".
Simbolet shfaqen në ekran kur vendoset faza ose funksioni përkatës.
B
Child lock
C
Door locked
Ju nuk mund ta hapni derën kur simboli është i ndezur.
Ju mund ta hapni derën e pajisjes vetëm kur simboli të
fiket.
Nëse simboli qëndron i ndezur por programi ka përfunduar:
Në kazan ka ujë.
Funksioni ' Rinse Hold ' është i ndezur.
D
Treguesi i orës
Kur aktivizoni pajisjen, ekrani tregon orën për disa sekonda. Për ta
rregulluar orën, referojuni "Vendosja e orës".
Kohëzgjatja e programit
Kur programi i larjes fillon, koha e programit zvogëlohet çdo minutë.
Simboli i kohëzgjatjes së programit
Simboli ndizet kur shifrat tregojnë kohëzgjatjen e
programit.
Koha e përfundimit të një programi larjeje.
SHQIP
9
Simboli i përfundimit të programit
Simboli ndizet kur shifrat tregojnë kohën e përfundimit të
programit.
Koha e shtyrjes
Kur vendosni shtyrjen e programit, koha e përfundimit të programit
rritet me hapa prej 30 minutash deri në 10 orë dhe me hapa prej
një ore deri në 20 orë.
Përfundimi i programit
Në ekran shfaqet një zero.
E
Kjo pjesë ndizet vetëm nëse dera është e hapur - Referojuni "Futja e
rrobave në pajisje ".
Ngarkesa maksimale për programin
Pesha e rrobave
Shiriti tregues mbushet sipas ngarkesës së rrobave.
Treguesi mbushet plot kur vendosni ngarkesën maksimale.
Nëse ju duhet të vendosni një funksion
Një shirit tregues bosh shfaqet nëse funksioni përkatës është i
disponueshëm për programin e vendosur. Nëse një shirit tregues nuk
ndizet, do të thotë se nuk disponohet.
Simboli i funksionit ndizet kur keni vendosur funksionin.
Shiriti tregues mbushet sipas funksionit të vendosur.
Nëse bëni një zgjedhje të pasaktë, shiriti me tekst në ekran tregon që
përzgjedhja nuk është e mundur.
F
Time save
Simboli i funksionit ndizet kur keni vendosur funksionet e
mëposhtme:
Shortened duration
Extra quick
G
Extra rinsing
Shiriti tregues mbushet sipas numrit të shpëlarjeve.
H
Stains
Prewash
Soak
Shiriti tregues mbushet sipas funksioneve të vendosura.
10
I
Shpejtësia e paravendosur e rrotullimit të programit.
_ _ _
No spin
1)
Rinse hold
1)
E disponueshme vetëm për programin Spin/Drain .
J
Temperatura e parazgjedhur e programit.
Cold wash
BUTONI I AVULLIT
4
Prekni butonin
4
për të vendosur
nivelin e avullit. Kjo është e mundshme
vetëm me programet ku funksioni i
avullit disponohet. Kohëzgjatja e fazës
së avullit ndryshon sipas përzgjedhjes
suaj.
BUTONAT E MEMORIES
5
Prekni një nga butonat
5
për të
memorizuar një program ose për të
vendosur një program të memorizuar.
Memorizimi i një programi
1.
Shtypni butonin
1
për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Rrotullojeni çelësin e programit (
2
) në programin tuaj të preferuar.
3. Nëse është e nevojshme, zgjidhni
një ose më shumë funksione.
4. Prekni dhe mbani prekur një nga
butonat
5
për disa sekonda. Zilja
bie dhe ekrani tregon që programi
u ruajt. .
Vendosja e një programi të memorizuar
1. Prekni butonin ku memorizuat
programin që doni të vendosni.
2. Treguesi i programit ndizet dhe
ekrani tregon të gjithë
informacionin.
Për ta anuluar një program të
memorizuar, ju vetëm mund të
memorizoni një program të ri.
BUTONI FILLO/NDËRPRIT
6
Shtypni butonin
6
për të filluar ose
ndërprerë programin.
BUTONI SHTYRJE E
PROGRAMIT
7
Prekni butonin
7
për të shtyrë fillimin
e programit nga 30 minuta deri në 20
orë.
BUTONI I KURSIMIT TË KOHËS
8
Prekni butonin
8
për të ulur kohën e
programit.
Ju mund të zgjidhni:
SHORTENED DURATION
Për të larë artikuj me ndotje normale.
EXTRA QUICK
Për të larë shpejt artikuj pothuajse fare
të ndotur.
Disa programe pranojnë vetëm një nga
këto funksione.
BUTONI I SHPËLARJES
SHTESË
9
Prekni butonin
9
për të shtuar fazat e
shpëlarjes në një program.
Përdoreni këtë funksion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe
në zonat ku uji është i butë.
BUTONI PËR NJOLLAT,
PARALARJEN DHE NJOMJEN
10
Prekni butonin
10
për të vendosur një
nga këto funksione:
NJOLLA
Përdoreni këtë funksion për rroba që
kanë njolla të vështira.
SHQIP
11
Kur vendosni këtë funksion, hidhni
heqësin e njollave brenda dhomëzës
.
Kohëzgjatja e programit rritet.
Ky funksion nuk është i
disponueshëm me një
temperaturë më të ulët se 40°.
PARALARJA
Përdoreni këtë funksion për rroba
shumë të ndotura.
Pajisja i shton një fazë paralarjeje larjes
kryesore.
Kohëzgjatja e programit rritet.
NJOMJA
Përdoreni këtë funksion për rroba
shumë të ndotura.
Pajisja i njom rrobat me 30°C për rreth
gjysmë ore përpara larjes.
BUTONI I SHTRYDHJES
11
Prekni butonin
11
:
Për të ulur shpejtësinë maksimale të
fazës së centrifugimit të programit.
Ekrani tregon vetëm shpejtësitë
e disponueshme të centrifugimit
me programin e vendosur.
Çaktivizoni fazën e centrifugimit
(funksioni ' No Spin ').
Aktivizoni funksionin ' Rinse Hold '.
Vendoseni këtë funksion për të
parandaluar rrudhat e rrobave. Pajisja
nuk e shkarkon ujin kur programi
përfundon.
BUTONI I TEMPERATURËS
12
Prekni butonin
12
për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Simbolet - - - dhe
= ujë i ftohtë
FUNKSIONI I SINJALEVE
AKUSTIKE
Do të dëgjoni sinjalin akustik kur:
Aktivizoni pajisjen.
Çaktivizoni pajisjen.
Prekni butonat.
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka një keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, prekni njëkohësisht butonin
10
dhe butonin
9
për 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë vetëm kur prekni
butonat dhe kur ka
keqfunksionim.
FUNKSIONI I BLLOKIMIT PËR
FËMIJËT
Ky funksion nuk lejon që fëmijët të
luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar funksionin, prekni
njëkohësisht butonin
12
dhe butonin
11
derisa të shfaqet në ekran simboli
.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni
njëkohësisht butonin
12
dhe butonin
11
derisa të fiket simboli .
Ju mund ta aktivizoni funksionin:
Përpara se të prekni butonin
6
:
pajisja nuk mund të startohet.
Pasi prekni butonin
6
, çaktivizohen
të gjitha butonat dhe çelësi i
programeve.
FUNKSIONI I PËRHERSHËM I
SHPËLARJES SHTESË
Me këtë funksion mund ta mbani të
përhershëm funksionin e shpëlarjes
shtesë vendosni një program të ri.
•Për ta aktivizuar funksionin, prekni
njëkohësisht butonin
8
dhe butonin
7
derisa ekrani të tregojë simbolin
.
•Për të çaktivizuar funksionin, prekni
njëkohësisht butonin
8
dhe butonin
7
njëkohësisht derisa simboli
fiket.
12
PROGRAMET E LARJES
Programi Temperatura Lloji i ngarkesës
Pesha e
ngarkesës
Përshkrimi i
programit
Funksionet
Cottons
(pambuk)
95° - Ujë i
ftohtë
Për të pambuktat
e bardha dhe ato
me ngjyra me
nivel të lartë
ndotjeje.
Ngarkesa
maksimale 9 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
gjatë
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Njolla
1)
Paralarja
2)
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Kursim i
kohës
3)
Ekstra i
heshtur
95° - Ujë i
ftohtë
Të pambukta të
bardha dhe me
ngjyra me nivel
normal ndotjeje.
Ngarkesa
maksimale 9 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
gjatë
Ndalesë me
ujë në kazan
Shpëlarje me
pushim
Njolla
1)
Paralarja
2)
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Kursim i
kohës
3)
Synthetics
(sintetike )
60° - Ujë i
ftohtë
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Sintetike ose
pëlhura të
përziera me
ndotje normale.
Ngarkesa
maksimale 4 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Njolla
1)
Paralarja
2)
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Kursim i
kohës
3)
Easy Iron (i
lehtë në
hekurosje)
60° - Ujë i
ftohtë
Artikuj sintetikë
me ndotje
normale.
Parandalon
rrudhat te rrobat.
Ngarkesa
maksimale 4 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Paralarja
2)
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Kursim i
kohës
3)
SHQIP
13
Programi Temperatura Lloji i ngarkesës
Pesha e
ngarkesës
Përshkrimi i
programit
Funksionet
Delikate
40° - Ujë i
ftohtë
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Artikuj delikatë si
akrilike, viskoza,
poliestër me
ndotje normale.
Ngarkesa
maksimale 4 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Paralarja
2)
Njolla
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Kursim i
kohës
3)
Të leshta/Të
mëndafshta
40° - Ujë i
ftohtë
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Të leshta për
larje në lavatriçe,
si dhe për larje
me dorë të
rrobave të leshta
dhe pëlhurave
delikate me
simbolin e
kujdesit "larje
me dorë".
Ngarkesa
maksimale 2 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Jorganë
60° - 30°
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Program i
posaçëm për një
kuvertë sintetike,
jorgan, mbulesë
krevati dhe
kështu me radhë.
Ngarkesa
maksimale 3 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Anti alergjik 60° Artikuj të bardhë
të pambuktë
4)
.
Ngarkesa
maksimale 9 kg
Larja me 60°
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Njolla
Paralarja
2)
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Centrifugimi
/ Shkarkimi
5)
Të gjitha
pëlhurat
Sasia maksimale
e rrobave i
përket llojet të
rrobave.
Shkarkimi i
ujit
Faza e
centrifugimit
me shpejtësi
maksimale
Reduktim i
centrifugimit
Pa shtrydhje
6)
14
Programi Temperatura Lloji i ngarkesës
Pesha e
ngarkesës
Përshkrimi i
programit
Funksionet
Shpëlarje Të gjitha
pëlhurat
Ngarkesa
maksimale 9 kg
Shpëlarje me
shtesa
Faza e
centrifugimit
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Shpëlarje
shtesë
7)
Rroba për
jash
40° - Ujë i
ftohtë
Rroba të
padepërtueshme
nga uji, sportive
dhe për jashtë.
Mos përdorni
zbutës!
Ngarkesa
maksimale 2.5 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Shpëlarje
shtesë
20 Min. - 3
kg
40° ose 30° Larje e shpejtë
për artikujt
sportivë ose
artikuj të
pambuktë dhe
sintetikë, me
ndotje të lehtë
ose të veshura
një herë.
Ngarkesa
maksimale 3 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
SUPER ECO Pëlhura të
përziera (të
pambukta dhe
sintetike)
8)
.
Ngarkesa
maksimale 3 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
gjatë
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Shpëlarje
shtesë
ECO
PROGRAMET
STANDARDE
për vlera
konsumi të
Etiketës së
energjisë
60° ose 40° Për të pambuktat
e bardha dhe ato
të ngjyrosura me
ndotje normale
9)
.
Ngarkesa
maksimale 9 kg
Larja
Shpëlarje
Centrifugim i
shkurtër
Reduktim i
centrifugimit
Shpëlarje me
pushim
Njolla
Paralarja
2)
Njomja
Shpëlarje
shtesë
Kursim i
kohës
3)
1)
Nuk mund të përdoret me temperaturë më të ulët se 40°C.
2)
Nëse përdorni detergjent të lëngshëm, vendosni një program pa PARALARJE.
3)
Nëse shtypni butonin
8
për të vendosur funksionin Ekstra të shpejtë, ne rekomandojmë
të pakësoni sasinë e ngarkesës. Mbajtja e ngarkesës së plotë është e mundshme, por
rezultatet e larjes nuk janë të mira.
SHQIP
15
4)
Ky program largon mikroorganizmat falë larjes me 60°C dhe shtimit të shpëlarjes. Në këtë
mënyrë, veprimi është me efektiv. E rëndësishme!Vendosni në dhomëzën e heqësit të
njollave një solucion të posaçëm për higjienën dhe zgjidhni opsionin Njollat.
5)
Shpejtësia e parazgjedhur e centrifugimit është për artikujt e pambuktë. Vendoseni
shpejtësinë e centrifugimit sipas rrobave tuaja.
6)
Nëse e zgjidhni këtë funksion, pajisja kryen vetëm një fazë shkarkimi.
7)
Prekni butonin
9
për të shtuar shpëlarje. Me një shpejtësi të ulët centrifugimi pajisja ka
shpëlarje delikate me një centrifugim të shkurtër.
8)
Përdorni një detergjent special për temperatura shumë të ulëta.
9)
Vendosni këtë program për të pasur rezultate të mira në larje dhe për të ulur konsumin e
energjisë. Koha e një programit të larjes është zgjatur.
PROGRAMET ME AVULL
Programi
1)
Lloji i ngarkesës Pesha
Avull - Rifreskim
2)
Ky cikël heq aromat nga rrobat.
Avulli nuk i heq aromat
e kafshëve.
Artikujt e pambuktë dhe sintetikë. deri në
1.5 kg
Avull - Kundër zhubrosjes
2)
Ky program ndihmon që
rrobave t'u hiqen rrudhat.
Artikujt e pambuktë dhe sintetikë. deri në
1.5 kg
Avulli mund të përdoret për rrobat e thara, të lara ose të veshura vetëm
një herë. Këto programe mund të reduktojnë rrudhat dhe aromat dhe
mund ta bëjnë veshjen më të parrudhosur.
Mos përdorni detergjent. Nëse është e nevojshme, hiqini njollat me larje
ose duke përdorur heqës njollash vetëm aty ku ka njolla.
Programet me avull nuk kanë cikël higjienizues.
Mos e vendosni programin me avull për këto lloje rrobash:
Rroba që nuk e kanë të specifikuar në etiketën e kujdesit se mund të thahen
me tharëse rrobash.
Rrobat me pjesë plastike, metalike, druri ose të ngjashme.
Prekni butonin
4
për të ndryshuar kohëzgjatjen e fazës së avullit.
1)
Nëse vendosni një program me avull me rroba të thara, në fund të ciklit rrobat duken të
njoma. Është mirë që rrobat të ekspozohen në ajër të freskët për rreth 10 minuta që
lagështia të largohet. Rrobat duhet të hiqen nga kazani sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pas një cikli me avull, rrobat mund të hekurosen, madje pa shumë mundim!
2)
Për kohën e programit, referojuni ekranit.
VLERAT E KONSUMIT
Programi
1)
Konsumi i energjisë
(KWh)
2)
Konsumi i ujit
(litra)
2)
Të pambuktat e bardha 95°C 2.50 73
16
Programi
1)
Konsumi i energjisë
(KWh)
2)
Konsumi i ujit
(litra)
2)
Të pambukta 60 °C 1.60 69
Të pambukta 40 °C 1.00 69
Sintetike 40 °C 0.60 48
Delikate 40 °C 0.70 58
Të leshta/Larje me dorë 30 °C 0.35 57
1)
Referojuni kohës së programit të shfaqur në ekran.
2)
Informacioni i konsumit i treguar në këtë tabelë është për efekt informacioni. Ai mund të
ndryshojë në varësi të sasisë dhe llojit të rrobave, temperaturës së ujit të furnizuar dhe
temperaturës së ambientit.
Programet standarde për vlera
konsumi të etiketës së
energjisë
Të pambuktat 60°C ekonomike dhe të
pambuktat 40°C ekonomike janë
programe standarde për të pambukta
vetëm për rroba pambuku me ndotje
normale. Ato janë të përshtatshme për
të pastruar rrobat e pambukta me
ndotje normale dhe janë programet më
efikase në lidhje me kursimin e
kombinuar të ujit dhe energjisë për
larjen e këtyre rrobave të pambukta.
Janë në përputhje me standardin
EN60456.
Temperatura aktuale e ujit
mund të ndryshojë nga
temperatura e deklaruar e ciklit.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Për të aktivizuar sistemin e zbrazjes,
hidhni 2 litra ujë në dhomëzën e
larjes kryesore në kutinë e
detergjentit.
2. Vendosni sasinë e duhur të
detergjentit në dhomëzën kryesore
të folesë së detergjentit. Vendosni
dhe startoni një program për të
pambuktat në temperaturën më
lartë pa rroba. Kjo do të heqë të
gjitha papastërtitë e mundshme
nga tamburi dhe kazani.
VENDOSJA E GJUHËS
Herën e parë që aktivizoni pajisjen,
ekrani tregon gjuhën e parazgjedhur
dhe ju kërkon që ta konfirmoni ose ta
ndryshoni:
Rrotullojeni çelësin e programit për
të vendosur gjuhën e dëshiruar.
Kur ekrani tregon gjuhën e duhur,
prekni butonin
6
për të konfirmuar
zgjedhjen.
Ndryshimi i gjuhës pas
aktivizimit të parë
1.
Prekni butonin
11
dhe
10
njëkohësisht për disa sekonda.
2. Kur ekrani të tregojë gjuhën e
vendosur, rrotullojeni çelësin e
programit për të vendosur gjuhën
e re.
3.
Prekni
6
për të konfirmuar
zgjedhjen.
VENDOSJA E ORËS
Pasi të keni vendosur gjuhën, ekrani ju
kërkon që të vendosni orën:
Shifrat e orës pulsojnë.
Rrotullojeni çelësin e programit për
të ndryshuar orën.
Prekni
6
për të konfirmuar
zgjedhjen.
Shifrat e minutave pulsojnë.
Rrotullojeni çelësin e programit për
të ndryshuar minutat.
SHQIP
17
Prekni
6
për të konfirmuar
zgjedhjen.
Ndryshimi i orës së ditës pas
aktivizimit të parë
1.
Prekni butonin
9
dhe
8
njëkohësisht për disa sekonda.
2. Shifrat e orës pulsojnë.
3. Rrotullojeni çelësin e programit për
të ndryshuar orën.
4.
Prekni
6
për të konfirmuar
zgjedhjen.
5. Shifrat e minutave pulsojnë.
6. Rrotullojeni çelësin e programit për
të ndryshuar minutat.
7.
Prekni
6
për të konfirmuar
zgjedhjen.
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Hapeni rubinetin e ujit. 2. Futeni në prizë pajisjen.
AKTIVIZIMI I PAJISJES DHE VENDOSJA E NJË PROGRAMI
Për një funksionim të mirë të sensorit të peshës, aktivizoni pajisjen dhe
vendoseni programin PËRPARA se t'i fusni rrobat në kazan.
1.
Shtypni butonin
1
për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Prekni çelësin e programit (
2
) në
programin e duhur ose prekni një
nga butonat
5
për të vendosur
një program të memorizuar.
Treguesi i programit do të ndizet.
3.
Treguesi i butonit
6
pulson një
dritë të kuqe.
4. Në ekran shfaqet temperatura e
parazgjedhur dhe centrifugimi.
Nëse është e nevojshme, prekni
butonin
12
dhe
11
për të
ndryshuar temperaturën e ujit dhe
shpejtësinë e centrifugimit.
5. Nëse është e nevojshme, prekni
butonat e tjerë për të shtuar disa
funksione ose për të vendosur një
shtyrje të programit. Ekrani tregon
simbolin e funksionit të vendosur
dhe shifra (
D
) tregon kohën e
shtyrjes.
FUTJA E RROBAVE NË PAJISJE
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Ekrani (E) tregon ngarkesën
maksimale të programit për
programin (MAX) dhe peshën e
rrobave (KG). Shiriti i tekstit në
ekran ju kërkon që të fusni rroba.
3. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit. Shkundini artikujt
përpara se t'i vendosni ato brenda
pajisjes.
4. Në ekran, pesha e rrobave rritet në
shkallë prej 0,5 kg. Pesha është
tregues dhe ndryshon me llojin e
rrobave.
Nëse fusni më shumë rroba sesa
ngarkesa maksimale, ekrani ju
tregon që keni futur më shumë
sesa ngarkesa maksimale.
Ju mund t'i lani rrobat, por
konsumi i energjisë dhe ujit
rriten.
Për të arritur konsumin dhe
performancën më të mirë në
larje, hiqini disa artikuj.
Treguesi i mbingarkesës
disponohet vetëm për
programe me ngarkesë
maksimale më të ulët sesa
ngarkesa maksimale e pajisjes.
5. Mbylleni derën. Shiriti i tekstit në
ekran ju tregon përqindjen e
18
detergjentit që duhet përdorur.
Këto të dhëna janë tregues dhe i
referohen sasisë së detergjentit për
një ngarkesë maksimale që
rekomandon prodhuesi.
Sigurohuni që rrobat të mos dalin nga
kazani, ndërmjet gominës dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit ose i
dëmtimit të rrobave.
PËRDORIMI I DETERGJENTEVE DHE PRODUKTEVE
SUPLEMENTARE
Dhomëza e detergjentit për fazën e paralarjes dhe programin e
njomjes.
Shtoni detergjent për paralarjen dhe njomeni përpara fillimit të
programit.
Dhomëza e detergjentit për fazën e larjes.
Nëse përdorni një detergjent të lëngshëm, vendoseni atë
menjëherë përpara fillimit të programit.
Dhomëza e aditivëve të lëngshëm (zbutës pëlhurash, kollë).
Vendoseni produktin në dhomëz, përpara se të filloni programin.
Ky është niveli maksimal për sasinë e aditivëve të lëngshëm.
Dhomëza për heqjen e njollave.
Vendoseni produktin në dhomëz dhe caktoni funksionin e njollave
përpara se të filloni programin.
Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm
Kthejeni (lart ose poshtë) në pozicionin e duhur për të përdorur
detergjent pluhur ose të lëngshëm.
SHQIP
19
Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
Kontrolloni pozicionin e ndarëses
1. Tërhiqeni jashtë kutinë e
detergjentit derisa të ndalojë.
2. Shtypeni levën për poshtë për ta
hequr kutinë.
3. Për të përdorur detergjent pluhur,
ktheni ndarësen për lart.
4. Për të përdorur detergjent të
lëngshëm, ktheni ndarësen për
poshtë.
Me ndarësen në pozicionin
POSHTË:
Mos përdorni xhel detergjent
ose detergjente me lëng të
trashë.
Mos hidhni më shumë
detergjent të lëngshëm sesa
kufiri që tregohet në ndarëse.
Mos e vendosni fazën e
paralarjes.
Mos e vendosni funksionin e
shtyrjes së programit.
5. Matni sasinë e duhur të
detergjentit dhe të zbutësit të
rrobave.
6. Mbylleni me kujdes kutinë e
detergjentit. Sigurohuni qe
ndarësja të mos krijojë bllokim kur
të mbyllni sirtarin.
20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80

Aeg-Electrolux L98699FL Instrukcja obsługi

Typ
Instrukcja obsługi